Aktualitet

Vrasja e Muçi Shaljanit në Rinas/ Nis konflikt familjar për pronat, bashkëshortja denoncon kunetrit për dhunë 

I arrestuari është Shemsi Shaljanit, për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

19 Mars 2026, 11:41 Nga E.d
Vrasja e Muçi Shaljanit në Rinas/ Nis konflikt familjar për
Foto ilustruse

TIRANË-  Vëllai i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të AMP-së, i cili mbetit i vrarë në atentatin mafioz i cili ndodhi disa muaj më parë në Rinas, është arrestuar për dhunë në familje. I arrestuari është Shemsi Shaljanit, për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Kjo pasi ai dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar të vejën e vëllait të tij të ndjerë. 

Ajo është paraqitur pranë komisariatit dhe ka kërkuar ndihmë nga policia për zgjidhjen e konfliktit mes saj dhe vëllezërve të bashkëshortit të saj të ndjerë. Konflikti mes tyre ka nisur për shkak të pronave, të cilat janë në emër të bashkëshortit të saj. 

Sipas saj, Denis Morina, vëllai nga ana e nënës i shtetasit Muçi Shaljanit i ka marrë çelësi  objektit katër katësh si dhe të dy ambienteve bar-kafe. Pas ndërhyrjes së policisë, Morina i ka kthyer çelësi 40-vjeçares, ndërsa një ditë më vonë ajo ka denoncuar kunatin tjetër, Shemsi Shaljani.

Në kallëzimin e saj ajo ka deklaruar se Shemsi Shaljani ka shkuar te dera e banesës, duke atë me forcë dhe i ka kërkuar të largohet nga banesa së bashku me fëmijët. Menjëherë pas kësaj, policia ka arrestuar Shemsi Shaljani, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për akuzën e dhunës në familje.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Më pas ka paisur 40-vjeçare me urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Muçi Shaljani humbi jetën disa ditë pas plumbave që mori në atentatin e rinasit, ku dhe u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur rëndë mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës. Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

denis morina shemsi shaljani muçi shaljani

Sondazh

Poll