Politike

VIDEOLAJM/ GJKKO kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi, ish-deputetja bëhet për cigare

Teksa avokati i Metës ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme, duket se vendimi i GJKKO e ka bërë Kryemadhin për cigare.

18 Mars 2026, 11:50 Nga I.A
VIDEOLAJM/ GJKKO kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi, ish-deputetja
Pamjet

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kaluar sot për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e çështjes dhe ditën e sotme vendosi që të kalojë për gjykim dosjen e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi. 

Teksa avokati i Metës ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme, duket se vendimi i GJKKO e ka bërë Kryemadhin për cigare. Ish-deputetja është filmuar sot duke tymosur, para se të fliste për mediat.     


Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll