Politike

Humbja tragjike e 3 shqiptarëve në Austri/ Kurti: Tronditje e madhe pë komunitetin, ngushëllime familjarëve

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shpreh dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave, miqtë dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe.

18 Mars 2026, 10:49 Nga I.A
Humbja tragjike e 3 shqiptarëve në Austri/ Kurti: Tronditje e madhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë ngushëllimet e tij pas lajmit tronditës për vdekjen e 3 punëtorëve shqiptarë në Vjenë. Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shpreh dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave, miqtë dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe.

Ai thekson se qeveria e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në Vjenë dhe po ofron mbështetjen e plotë për familjet e viktimave, duke u siguruar që ata të mos mbeten vetëm në këto momente të vështira.

Postimi i Plotë:

Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.

albin kurti

Sondazh

Poll