Politike

Protesta e 22 marsit, Blushi: Dita e çdo shqiptari të lirë! Asnjë hap pas, qytetarët të ngrihen

Blushi thekson se 22 marsi është dita kur qytetarët ngrihen pa frikë për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për barazinë para ligjit që është mohuar çdo ditë.

17 Mars 2026, 18:43 Nga E. D
Protesta e 22 marsit, Blushi: Dita e çdo shqiptari të lirë!
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në protestën e paralajmëruar më 22 mars. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi e ka cilësuar këtë datë si një moment të rëndësishëm për reagimin publik. Blushi thekson se 22 marsi është dita kur qytetarët ngrihen pa frikë për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për barazinë para ligjit që është mohuar çdo ditë.

Reagimi i Blushit: 

22 Marsi është dita jonë! Dita e çdo shqiptari të lirë! Është dita kur qytetarët ngrihen pa frikë për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për barazinë para ligjit që na është mohuar çdo ditë! Mjaft më me padrejtësinë! Mjaft më me arrogancën! Mjaft më me një pushtet që sillet si pronar i Shqipërisë! Asnjë hap pas!

Le të shpërthejë revolta qytetare në çdo rrugë dhe çdo shesh të Tiranës! Le të dëgjohet fort zemërata dhe përçmimi ynë ndaj një Qeverie që ka tradhtuar qytetarët dhe ka rrënuar besimin tek shteti! 22 Marsi është dita kur populli flet. Dhe askush nuk mund ta ndalë! Protesto! Reago! Mos hesht!/Dosja.al

tedi blushi protesta e 22 marsit

Sondazh

Poll