17 Mars 2026, 17:56
Nga E. D

TIRANË- Gazetari Enver Robelli ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pas publikimit të mesazheve të Miroslav Lajčák me Jeffrey Epstein. Me anë të një postimi në Facebook, Robelli thekson se Lajčák po përpiqet ta bind opinionin se ai është viktimë e “hienave”, por për opozitën, dorëheqja nga posti i këshilltarit të kryeministrit Robert Fico nuk mjafton.
Sipas tij, teksa qeveria e Robert Ficos po përpiqet të bllokojë sqarimet e mëtejshme, opozita nuk pranon të heshtë. Robelli gjithashtu shkruan se Beáta Jurík, deputete nga partia Sllovakia Progresive, ka kërkuar zyrtarisht që Prokurori i Përgjithshëm të nisë një hetim penal.
Në fund, Robelli shkruan se pavarësisht skandalit, Lajčák nuk ka mbetur jashtë loje, por po vazhdon të mbajë pozicionin e tij në bordin mbikëqyrës të kompanisë së naftës "Slovnaft", e cila është pjesë e grupit hungarez MOL.
Reagimi i Enver Robelli
Komunikimet mes ish-diplomatit sllovak, Miroslav Lajčák, dhe të dënuarit për krime seksuale, Jeffrey Epstein, vazhdojnë të komentohen në Sllovaki edhe një muaj pasi Lajčák dha dorëheqje nga posti i këshilltarit të kryeministrit Robert Fico. Lajčák po përpiqet ta bind opinionin se ai na qenkësh viktimë e “hienave”, por për opozitën, kjo dorëheqje nuk mjafton. Opozita kërkon hetime të aferës, shkruan “Süddeutsche Zeitung”.
Komunikimet e bëra publike zbulojnë se Epstein kishte një interes të veçantë për Sllovakinë, jo vetëm për ndikim politik, por edhe për rekrutimin e grave të reja sllovake. Sipas dokumenteve, në tetor 2018, Lajčák i ka shkruar Epsteinit: „Kujtoja Steve Bannon ftesën për në Sllovaki për t'u takuar me Ficon“. Bannon ishte njeri i besueshëm dhe këshilltar ideologjik i Donald Trumpit.
Në komunikime Epstein shprehte dëshirën për t’u njohur me Ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, me të cilin Lajčák kishte lidhje të ngushta që nga koha e studimeve në Moskë. Përgjigjja e Lajčákut ishte kjo: „E adhuroj Lavrovin“. Përveç politikës, emri i një tjetër sllovakeje shfaqet vazhdimisht në akte: Nad’a Marcinková. Kjo ish-modele, e cila dikur mbulonte kopertinat e revistave të modës, përfundoi si pilote e avionit privat të Epstein, i njohur me emrin „Lolita Express“, i cili përdorej për transportimin e viktimave të abuzimit.
Ndërsa qeveria e Robert Ficos po përpiqet të bllokojë sqarimet e mëtejshme, opozita nuk pranon të heshtë. Beáta Jurík, deputete nga partia „Sllovakia Progresive“, ka kërkuar zyrtarisht që Prokurori i Përgjithshëm të nisë një hetim penal. „Ne duam hetime të vërteta“, deklaroi ajo, duke theksuar se rasti është tepër i rëndë për t'u mbyllur me një thjesht dorëheqje. Pavarësisht skandalit, Lajčák nuk ka mbetur jashtë loje. Ai vazhdon të mbajë pozicionin e tij në bordin mbikëqyrës të kompanisë së naftës „Slovnaft“, e cila është pjesë e grupit hungarez MOL.
enver robelli jeffrey epstein robert fico
Politike
17 Mars 2026, 17:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e t&eu...
Politike
17 Mars 2026, 17:22
E. D
SPANJË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Madrid të Spanjës...
Politike
17 Mars 2026, 17:09
Elton Qyno
TIRANË- Vrasja e inxhinierit elektrik, Rigels Kaso në Tiranë, për prokurorinë e kryeqytetit nuk është “Vrasje me dash...
Politike
17 Mars 2026, 16:54
E. D
Fredi Beleri
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e eurodepute...
Politike
17 Mars 2026, 13:15
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo foli për nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor. Duke fo...
Politike
17 Mars 2026, 16:01
E. D
Benet Beci
TIRANË- GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, dhe ndaj 6 zyrtarë...
Politike
17 Mars 2026, 15:38
E. D
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë n&eum...
Politike
17 Mars 2026, 14:00
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL - Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa'ar ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Shqipërisë p&eu...
Politike
17 Mars 2026, 13:38
I.A
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dh...
Politike
17 Mars 2026, 13:27
D.S
IRAN- Një hetim i Kombeve të Bashkuara po shqyrton sulmin vdekjeprurës në një shkollë fillore në ditën e parë...