Bota

Momenti dramatik, senatori kontraversal Fraser Anning sulmon protestuesin që e goditi me vezë në kokë (Foto+VD)

16 Mars 2019, 10:01 Nga DOSJA
Momenti dramatik, senatori kontraversal Fraser Anning sulmon protestuesin

AUSTRALI- Ndërkohë që peticioni për shkarkimin e tij ka arritur 225 mijë firma Senatori Fraser Anning goditi një aktivist të majtë në një miting proteste, pasi 17- vjeçari e goditi me vezë në kokë.

Konfontimi vjen në kohën që peticioni për largimin e tij ka mbledhur 225 mijë firma.
Anning lëshoi një deklaratë të premten, ku pretendonte se pas sulmit terrorrist në Zelandën e re, frika nga rritja e prezencës muslimane po rritet.

Politikani i djathtë u kritikua nga kolegët e tij për qëndrimet ekstremiste, ndërkohë që australianët nderuan viktimat e sulmit terrorist.

Senatori po priste në mitingun e Partisë Konservatore ne Moorabbin, Melbourne, kur një i ri e goditi me vezë.

17- vjeçari u arrestua pasi u akuzua për goditjen me vezë të senatorit, por, pas lirimit nuk do të ketë proçime të mëtejshme.  Ndërkohë që në peticion thuhet: Senatori Anning nuk ka vend të qeverinë e vendit tonë demokratik dhe miltikulturor.

Ne kërkojmë që senatori të përjashtohet dhe të hetohet nga agjensitë e zbatimit të ligjit për mbështetjen e terrorrizmit të djathtë”.

Duke e lidhur me aktin terrorist ne Zelandë, në peticion thuhet:

“I kërkojmë qeverisë australiane ta përjashtojë këtë njeri që fajëson viktimat për vdekjen e tyre të dhunshme dhe përdor referencat për genocid të mëtejshëm në axhendën e tij të urrejtjes”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fraser anning masakra ne zelanden e re senatori qellohet me veze fraser anning masakra ne zelanden e re senatori qellohet me veze

Sondazh

Poll