Aktualitet

U kap me 60 kilogramë marjuanë të fshehur në makinë, arrestohet 18-vjeçari në kufirin greko-shqiptar

Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale trafikim dhe transportimi i lëndëve narkotike. 

16 Mars 2026, 19:42 Nga E.d
U kap me 60 kilogramë marjuanë të fshehur në makinë,
Foto ilustruse

GREQI- Një 18-vjeçar grek është arrestuar në kufirin greko-shqiptar. Ai është arrestuar nga policia, pasi u kap me 60 kg marijuanë. Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale trafikim dhe transportimi i lëndëve narkotike. 

Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën  tre çanta, të cilat përmbanin gjithsej 55 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 60 kg e 565 gramë. Policia greke po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

18-vjeçar policia marjuane

Sondazh

Poll