Aktualitet

Zjarr në ullishtet e Duhanasit në Berat, flakët po përhapen me shpejtësi

Mësohet se, flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonës me pisha, të favorizuara nga era e fortë.

15 Mars 2026, 16:45 Nga D.S

Zjarr në ullishtet e Duhanasit në Berat, flakët po përhapen

Duhanas

BERAT- Një zjarr masiv ka përfshirë sot kodrat me ullishte në fshatin Duhanas të Beratit. Mësohet se, flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonës me pisha, të favorizuara nga era e fortë.

Ende nuk dihet nëse shkaku i kësaj vatre është pakujdesia apo një zjarrvënie e qëllimshme. Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të lokalizuar vatrat aktive. Aktualisht po punohet intensivisht për të shmangur djegien e plotë të sipërfaqes së gjelbëruar./Dosja.al

 

 

zjarr ne greqi zjarr në ullishtet e duhanasit

Sondazh

Poll