Aktualitet

Doganat kontrolle në Elbasan, kapen në shkelje pikat e karburanteve “Eida” dhe “Gega Oil”!

Bëhet fjalë për pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega Oil”, për të cilat kishte dyshime për shmangie të detyrimeve ligjore dhe doganore.

15 Mars 2026, 12:07 Nga I.A

Doganat kontrolle në Elbasan, kapen në shkelje pikat e karburanteve

ELBASAN- Administrata Doganore dhe ajo Tatimore kanë zhvilluar kontrolle në disa pika karburantesh, ku ka identifikuar dy prej tyre në shkelje. Bëhet fjalë për pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega Oil”, për të cilat kishte dyshime për shmangie të detyrimeve ligjore dhe doganore.

Në sajë të operacionit të ndërmarrë në sektorin e hidrokarbureve për monitorimin e tregut të produkteve energjetike, fillimisht subjektet u monitoruan në distancë dhe më pas, nga kontrollet paraprake, u gjet dokumentacion i parregullt dhe mosdeklarim i plotë i aktivitetit. Mësohet se një task-forcë e ngritur ushtroi kontrolle në këto dy pika në qytetin e Elbasanit, ku u konstatuan një sërë shkeljesh:

1. Moslëshim i faturës për transaksionet e kryera

2. Mosafishim i listës së çmimeve

3. Mospërditësim i të dhënave të biznesit

4. Punonjës të padeklaruar

Njoftimi i Administratës Doganore:

Nisin kontrollet në sektorin e karburanteve. Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

eida gega oil

Sondazh

Poll