Aktualitet

Zbardhen EMRAT, kush janë të arrestuarit e supergoditjes së bixhozit, menaxherët vinin SKEDINA dhe iu hapnin llogari nga cel

21 Shkurt 2020, 11:35 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT, kush janë të arrestuarit e supergoditjes së

TIRANE- Dosja.al zbulon emrat e disa prej menaxherëve të arrestuar në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, pasi akuzohen se kanë ushtruar në mënyrë të paligjshme lloto dhe lojëra fati. Burimet sqarojnë se të arrestuarit janë: Gramoz Murati, Isuf Tato, Elvis Mulaj, Igli Oboni, Denis Hysko, Erdian Myftari.

Ata janë pronarë dhe menaxherë lokalesh. Po të njëjtat burime sqaruan se këta persona përmes një softëare të vendosur në kompjuter, iu hapnin llogari klientëve të tyre për të vendosur lloto (skedina), online përmes telefonave, duke evituar kështu zbatimin e ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, i futur në fuqi që më 1 janar 2019, pas një ligji të vendosur nga Partia Socialiste në Parlament.

Biznesmenit Gramoz Murati iu sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, si dhe iu gjetën 6 punonjës në të zezë. Në lokalin e tij, të kthyer në një pikë bastesh u kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR.

 

Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë natën operacionin ‘Fati i Lojërave’ ku janë arrestuar 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Forcat policore kanë sekuestruar 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër të konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion kunder lojerave te fatit denis hysko elvis mulaj erdian myftari fati i lojerave gramoz murati isuf tato aksion kunder lojerave te fatit denis hysko elvis mulaj erdian myftari fati i lojerave gramoz murati isuf tato

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2020, 09:58

TIRANË- Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorë, Astrit Shema, u përball pak ditë më parë në seancën dëgjimore me një raport negativ në Komisionin e Pavaru...