Politike

Presion nga krimi i organizuar për Porto Romanon? Rama: Kur flas unë dëgjoni apo prisni radhën...Ata që merren me trafiqe nuk duan një Port të ri

Në përgjigje, Kryeministri tha se nuk ka shtete që kanë bërë presion, ndërkohë sqaroi se projekti për Porto Romanon është anuluar për shkak tërheqjes së kompanisë dhe nuk kishte të bënte me presion nga SHBA dhe BE, por nga faktorë të tjerë.

13 Mars 2026, 15:38 Nga E. D
Presion nga krimi i organizuar për Porto Romanon? Rama: Kur flas unë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për shtyp, nëse ka disa shtete që kanë bërë presion mbi procesin për Porto Romano. Në përgjigje, Kryeministri tha se nuk ka shtete që kanë bërë presion, ndërkohë sqaroi se projekti për Porto Romanon është anuluar për shkak tërheqjes së kompanisë dhe nuk kishte të bënte me presion nga SHBA dhe BE, por nga faktorë të tjerë.

Më tej, Rama u pyet nga gazetarët se cilët janë ato faktorë, dhe nëse kemi të bëjmë me krim të organizuar, por Kryeministri refuzoi të jepte detaje. Në fund, Rama theksoi se Portin në Porto Romano nuk e duan ata që kanë interesat e trafiqeve.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Zoti kryeministër, për Porto Romanon a mund të emërtoni disa shtete që pretendoni se kanë bërë presion mbi procesin?

Kryeministri Edi Rama: Jo

Pyetje: A ishin ata shkaku që ky proces dështoi?

Kryeministri Edi Rama: Jo. Unë e thashë dy herë, tani çfarë të bëj unë, të bëj polemikë me ju tani. Se po të dua e bëj dhe them po ju kur flas unë dëgjoni apo prisni radhën kur të bëni pyetjen tuaj. Unë e thashë dy herë që tërheqja e kompanisë është argumentuar me krizën dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë që të na japë idenë se këtu mund të ketë patur ndonjë presion. Unë e thashë dy herë, por ama është e sigurt që faktorë të ndryshëm për arsye interesash të natyrave të ndryshme dhe i përmenda cilat mund të jetë këto interesa, nuk e mirëpresin ndërtimin e portit të ri. Kjo është luftë ekonomike, luftë tregtare por është dhe më shumë se kaq. Është luftë e brendshme interesash që thashë, që ata që zotërojnë kanalet e trafiqeve nuk e mirëpresin të ndërtohet në Shqipëri ky port i një sigurie të lartë.

Pyetje: Pra është krimi i organizuar që ka bërë presion, kanalet e trafiqeve si ta kuptojmë? A mund ti shpjegoni publiku se çfarë do ndodh meqë ky është një projekt i rëndësisë kombëtare?

Kryeministri Edi Rama:  Jo, do t’ia shpjegoj kur të jemi gati dhe do jemi gati shumë shpejt. Thashë, ne po e përgatisim hapin tjetër por tani nuk mund të shpjegoj diçka që s’është gati sepse duhet të bëhemi gati dhe pastaj duhet të themi kjo është rruga që do të ndërtohet porti i ri dhe pastaj atë rrugën nuk e ndal dot askush./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll