Politike

Irani sulomi hapësirën ajrore të Turqisë, reagon Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme: Solidaritet i plotë me Ankaranë

Përmes një postimi në rrjetin social X, Ministria ka dënuar sulim dhe ka shprehur solidaritet të plotë me Ankaranë. 

13 Mars 2026, 15:41 Nga E.d
Irani sulomi hapësirën ajrore të Turqisë,
Foto ilustruse

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas sulmit të Iranit, ndaj hapësirës ajrore të Turqisë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Ministria ka dënuar sulim dhe ka shprehur solidaritet të plotë me Ankaranë. 

Në postimin e tyre thuhet se Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO

“Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë.

Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre.

Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës”, thuhet në reagimin e ministrisë./Dosja.al

iran tirana turqia

Sondazh

Poll