Aktualitet

EMRAT/ 43-vjeçari humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës 

Viktima është Adriatik Xhafaj.

12 Mars 2026, 17:10 Nga E.d
EMRAT/ 43-vjeçari humb jetën në një gurore në Dajt,
Foto ilustruse

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dajtit. Një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur në një gurore në zonën e Dajtit. Viktima është Adriatik Xhafaj.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar drejtuesi i fadromës, Ilir Çaka, 56 vjeç. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën./Dosja.al

adriatik xhafaj ilir Çaka fadroma

Sondazh

Poll