12 Mars 2026, 15:05
Nga D.S

Shqipëria ka ndërtuar një kuadër ligjor relativisht të fortë për të drejtat ekonomike të grave. Megjithatë, sfida kryesore mbetet zbatimi: shumë nga këto ligje nuk përkthehen gjithmonë në mundësi reale në tregun e punës dhe në aktivitetin ekonomik, duke krijuar një hendek mes asaj që garantohet në letër dhe asaj që ndodh në praktikë.
Në raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2026”, Shqipëria vlerësohet me 78.10 pikë nga 100 për kornizat ligjore, një rezultat më i lartë se mesatarja globale prej 67 pikësh. Rezultati për kornizat mbështetëse është 60.68 pikë, ndërsa për perceptimet e zbatimit të ligjeve 62.60 pikë, çka sugjeron se mekanizmat institucionalë dhe zbatimi në praktikë mbeten më të dobëta se vetë kuadri ligjor.
Në raport me rajonin, Shqipëria renditet pak nën mesataren e rajonit Evropë dhe Azi Qendrore për sa i përket kuadrit ligjor që mbështet pjesëmarrjen ekonomike të grave. Raporti tregon se mesatarja rajonale për indeksin e kornizave ligjore është 80.62 pikë, ndërsa Shqipëria merr 78.10 pikë, duke u pozicionuar disi poshtë këtij niveli.
Në të njëjtën kohë, disa ekonomi të rajonit arrijnë rezultate më të larta. Kosova shënon 88.75 pikë, ndërsa Serbia 81.88 pikë, Maqedonia e Veriut ka 83.53 pikë, ndërsa Mali i Zi 84.63 pikë, çka i vendos këto ekonomi disi më lart në indeksin e kuadrit ligjor për pjesëmarrjen ekonomike të grave.
Raporti vlerëson gjendjen e pjesëmarrjes ekonomike të grave në 190 ekonomi në 10 fusha kryesore: siguria nga dhuna, liria e lëvizjes, mbrojtja e punësimit, shpërblimi i barabartë për punën, kufizimet që lidhen me martesën dhe shkurorëzimin, benefitet e lehonisë dhe pushimi prindëror, qasja në kujdesin ndaj fëmijëve, ndërmarrësia, pronësia e aseteve dhe siguria në pensionim.
Raporti tregon se barazia ekonomike për gratë ende nuk është arritur në asnjë vend të botës. Gratë gëzojnë vetëm rreth dy të tretat e të drejtave ligjore që kanë burrat dhe vetëm 4% e tyre jetojnë në vende afër barazisë së plotë ligjore. Edhe aty ku ekzistojnë ligje për barazi gjinore, zbatimi i dobët dhe mungesa e politikave efektive krijojnë një hendek të madh mes ligjit dhe praktikës./Monitor.al
grat ene ekonomi ekonomi grate
Aktualitet
12 Mars 2026, 12:41
E. D
Eraldo Fizi, Xhuana Nikillaj
LEZHË- Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikillaj, 25-vjeçarja që ndërroi jet&e...
Aktualitet
12 Mars 2026, 12:01
I.A
Besmir Ali
TIRANË- Administrator i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), Besmir Ali, është shkarkuar nga detyra, pasi një...
Aktualitet
12 Mars 2026, 12:14
E. D
BRUKSEL- Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë miratuar një strategji për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilën...
Aktualitet
12 Mars 2026, 11:34
FOTOLAJM/ Protesta e opozitës para Kuvendit, qytetarët u hedhin spraj efektivë të policisë
...
Aktualitet
12 Mars 2026, 11:30
Protesta e PD-së, tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë
...
Aktualitet
12 Mars 2026, 09:16
E. D
TIRANË- Pak para nisjes së protestës së opozitës, uniformat blu kanë krijuar perimetrin e sigurisë përpara godin&...
Aktualitet
12 Mars 2026, 09:03
E. D
TIRANË- Opozita do të zhvillojë protestën para Kuvendit, teksa në sallë do të votohet në lidhje me kërkes&eu...
Aktualitet
12 Mars 2026, 08:50
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Një 48-vjeçar është ekstraduar nga Spanja, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. B...
Aktualitet
12 Mars 2026, 08:35
E. D
TIRANË- Partia Demokratike do të protestojë sot para godinës së Kuvendit. Bëhet me dije se në gatishmëri janë ven...
Aktualitet
12 Mars 2026, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në d...