Aktualitet

Parandalohet krimi i rëndë/ Sherri për tarracën për pak përfunoi në përdorimin e armëve, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë (EMRI)

Konflikti kishte nisur, si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin tarracës së përbashkët në pallatin ku banonin.

12 Mars 2026, 16:58 Nga E.d
Parandalohet krimi i rëndë/ Sherri për tarracën për pak
Foto ilustruse

SARANDA- Një krim i rëndëështë parandaluar falë ndërhyrjes së policisë, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sherri për një taracë për pak sa nuk përfundoi në përdorimi e armëve të zjarrit. 62-vjeçari, Shefki Kaçupaj kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri fqinjët e tij.

Konflikti kishte nisur, si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin tarracës së përbashkët në pallatin ku banonin. Policia ka sekuestruar armën e zjarri, pistoletë me mulli dhe ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale me armë zjarri, mes fqinjësh. Hyri në banesën e fqinjëve dhe i kanosi me pistoletë, arrestohet 62-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli).

Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

saranda policia shefki kaçupaj

Sondazh

Poll