Politike

Protesta jashtë Kuvendit, Berisha: Rama votoi sot për veten e tij, për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë

Në fjalën e tij, ai tha se me vendimin e sotëm kryeministri Rama shënoi vetvrasjen dhe fundin e tij politik.

12 Mars 2026, 11:35 Nga E. D
Protesta jashtë Kuvendit, Berisha: Rama votoi sot për veten e tij,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është bashkuar protestuesve jashtë Kuvendit. Në fjalën e tij, ai tha se me vendimin e sotëm kryeministri Rama shënoi vetvrasjen dhe fundin e tij politik. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se, Edi Rama nuk votoi për Ballukun, por për veten e tij, për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë.

“Së pari, mirënjohje të pakufijshme për ju, burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë. Kemi ardhur në mbrojtje të Kushtetutës, të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të intersave të shqiptarëve nga një oragnizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet e veta. Sot Rama shënoi vetvrasjen e tij politike. Shënoi fundin e tij politik. Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë nga pushteti i tij i krimit. Sot ai nuk votoi për Ballukun, por për veten e tij. Për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë”, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll