Politike

Manja lexon raportin e PS: Kuvendi sot të flasë qartë, të ndahet zhurma nga fakti

Manja theksoi se Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri dhe për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real.

12 Mars 2026, 11:05 Nga E. D
Manja lexon raportin e PS: Kuvendi sot të flasë qartë, të
Ulsi Manja

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja po lexon raportin e PS, për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut, të cilën PS nuk e mbështet. Gjatë fjalës së tij, Manja theksoi se kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike dhe sipas tij, sot Kuvendi duhet të flasë qartë dhe të ndahet zhurma nga fakti.  Manja theksoi se Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri dhe për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real.

"Raportin tonë e kemi bërë publik. Më lejoni që të shpreh qëndrimin tim lidhur me raportin e pakicës. Kam që nga viti 2013 në këtë Kuvend dhe kjo është kërkesa e shtatë për deputeten Belinda Balluku. Nuk ka në këtë sallë raport më të detajuar me faktet dhe provat të prokurorisë, e cila bie ndesh me rregullat e Kuvendit. Këtë raport nuk e kam dëgjuar nga deputetët e opozitës, as në vitin 2023 ku kishim kërkesën nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër deputet.

Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë këshill, në momentin që ne e paraqitëm raportin tonë në lidhje me kërkesën e SPAK me dhënien e aturoizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri, për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real. Kjo nuk do të thotë se paraqitja e këtij raporti para këtij Kuvendi është një procedurë formale. Përkundrazi ajo është një shprehje institucionale e drejtësisë.

Aq më tepër që kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike. Është e domosdoshme sot që Kuvendi të flasë shumë qartë, të ndajë politikën, nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe nga procesi i qetë gjyqësor. Jemi përballë një vendimmarrje që prek drejtpërsëdrejti të drejtat e një deputeti," tha Manja./Dosja.al

ulsi manja

Sondazh

Poll