Politike

”Dëmi financiar arrin 1.1 mld euro”/ Bylybashi prezanton raportin e PD: Ish zv kryeministrja ka kryer 11 herë të njëjtën vepër penale

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, duke theksuar se ish-zv.kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj.

12 Mars 2026, 10:42 Nga I.A
”Dëmi financiar arrin 1.1 mld euro”/ Bylybashi prezanton
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Anëtari i Këshilit të Mandateve Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, duke theksuar se ish-zv.kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj.

Më tej, deputeti përmendi dyshimet e SPAK se ajo rrezikon që të largohet për shkak të pozitës së rënduar penale si dhe rrezikut që mund të kryejë sërish shkelje. Në fund, Bylykbashi theksoi se ajo rrezikon deri në 35 vite burg, duke marrë parasysh përsëritjen me 11 herë të së njëjtës vepër penale.

”Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.

Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv kryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.

Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive”, tha Bylykbashi./Dosja.al

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll