Politike

Monika Kryemadhi mbërrinë për seancën në GJKKO/ Ish-deputetja: Super ditë sot, imuniteti i Belindës, gjyqi ynë, protesta, filmi…! Avokati i Metës: Ka ngjarje të mira në këtë seancë

Gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani. vokati Cakrani u shpreh teksa hynte në godinën e SPAK-GJKKO se “sot ka ngjarje të mira në këtë seancë…”.

12 Mars 2026, 10:27 Nga E. D

Monika Kryemadhi mbërrinë për seancën në GJKKO/

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot paradite për seancën e radhës në GJKKO. Para se të futje në gjykatë, Kryemadhi komunikoi edhe me gazetarët, duke kujtuar se sot është filmi i saj në orën 18:00. Kryemadhi gjithashtu u tha gazetarëve se sot është një super ditë. 

“Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, filmi im pasdite…Sot mbasdite kemi filmin hë… mos harroni të vini! Super… super…”, tha ajo teksa hynte në godinë.


Gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani. vokati Cakrani u shpreh teksa hynte në godinën e SPAK-GJKKO se “sot ka ngjarje të mira në këtë seancë…”.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, në një proces që ka nisur të shqyrtohet nga GJKKO pas kërkesës së SPAK. Meta qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, kurse Kryemadhi ndiqet në gjendje të lirë. Në proces janë edhe tre persona të tjerë të pandehur.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

Sondazh

Poll