Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit.

12 Mars 2026, 07:14 Nga E. D
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit. Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

moti

Sondazh

Poll