Aktualitet

Tenderi për 'Fazën 1' të Portit në Porto Romano dështoi – por sa ka kushtuar deri tani?

Më 12 shtator 2022, Qeveria Shqiptare shpalli tenderin me objekt Hartimin e Projektit të Detajuar Teknik (Detailed Design) të Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano.

11 Mars 2026, 19:14 Nga DOSJA

Tenderi për 'Fazën 1' të Portit në Porto Romano

Kur një garë publike dështon, zakonisht pasojnë procedura të tjera që shpesh shmangin konkurrencën. Pyetja kryesore mbetet: sa miliona euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për këtë proces deri tani?

Tenderi për projektimin – 13.8 milion euro

Më 12 shtator 2022, Qeveria Shqiptare shpalli tenderin me objekt Hartimin e Projektit të Detajuar Teknik (Detailed Design) të Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano.

Burimi i financimit ishte nga fondet e vetë institucionit.

Fondi limit: 1.36 miliard lekë (rreth 13.8 milion euro)

Ky fond u rrit me rreth 20% me vendim të publikuar në Buletinin nr. 129, viti 2022

Tenderi u shënua me “flamur të kuq” për risk në konkurrencë:

Në garë morën pjesë 14 operatorë ekonomikë

Fitues u shpall bashkimi i operatorëve:

“HASKONINGDHV NEDERLAND B.V – ADEC ENGINEERING CONSULTANCY L.L.C – ABKONS sh.p.k – TAULANT sh.p.k – GEO-ENG sh.p.k.”

Por pagesa për projektimin nuk është i vetmi shpenzim për një projekt që tashmë ka shënuar dy tenderime të dështuara.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 427, datë 26.06.2024, qeveria autorizoi Autoritetin Portual Durrës të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me kompaninë ndërkombëtare Royal Haskoning DHV.

Kjo kontratë lidhej me mbështetjen për:

dhe mbikëqyrjes së Portit të ri të integruar në Porto Romano.

Ky autorizim është i vlefshëm deri në 3 vjet, bazuar në ndryshimet e ligjit për prokurimin publik (ligji nr. 16/2024).

Vlera e kësaj kontrate të negociuar pa garë nuk është bërë publike.

Nuk dihet gjithashtu nëse kontrata parashikon përgjegjësi të konsulentit në rast të dështimit të tenderimeve.

Tenderi për ndërtimin – 39.3 miliard lekë

Tenderi për ndërtimin e Portit në Porto Romano u shpall dy herë dhe u anulua dy herë.

asnjë kompani nuk paraqiti ofertë

Në këtë garë morën pjesë kompani të mëdha ndërkombëtare me përvojë në ndërtimin e porteve:

Archirodon Construction (Overseas) Company Limited

China Communications Construction Company (CCCC)

Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V.

BOE “Jan De Nul NV – Soletanche Bachy International – Vinci Construction Geoinfrastructure”

Pas fazës së parakualifikimit u kualifikuan vetëm:

China Communications Construction Company

Më 25.09.2025, sipas dataset-it Open Data të Agjencisë së Prokurimit Publik, në procedurë mbeti vetëm një ofertë ekonomike e kualifikuar.

Gjithashtu u paraqit një ankesë për skualifikim, e cila nuk u shqyrtua nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Në 11 mars 2026, ministria e linjës njoftoi verbalisht anulimin e dytë të tenderit.

Çfarë ndodh tani me Portin e Porto Romanos?

Disa skenarë janë të mundshëm:

Rishpallje e një tenderi tjetër

Gjithçka që ka ndodhur deri tani me Portin e ri të Durrësit në Porto Romano, një projekt strategjik për Korridorin VIII dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, deri më sot mund të përmblidhet me një fjalë:/Nga Open Data Albania

Sondazh

Poll