Aktualitet

Shkarkimi i Prodës/ Zbulohen EMRAT e 14 kandidatëve për kreun e Policisë së Shtetit

Në listën e 14 kandidatëve, janë Tonin Vocaj, që ka drejtuar Tiranën dhe ka qenë nëndrejtor i përgjithshëm. Lorenc Panganika, i cili ka qenë disa herë drejtor në qarqe.

11 Mars 2026, 18:42 Nga E. D

Shkarkimi i Prodës/ Zbulohen EMRAT e 14 kandidatëve për kreun e

TIRANË- Këtë të mërkurë mbyllet afati për dorëzimin e aplikimeve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit. Në total janë 14 kandidatë që kanë shprehur dëshirën për të marrë postin e lartë në Policinë e Shtetit me mandat 5-vjeçar.

Në listën e 14 kandidatëve, janë Tonin Vocaj, që ka drejtuar Tiranën dhe ka qenë nëndrejtor i përgjithshëm. Lorenc Panganika, i cili ka qenë disa herë drejtor në qarqe.

Në listën e kandidatëve është edhe Idajet Faskaj, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme, Pëllumb Seferi, kryepolici aktual i Fierit, Skënder Hitaj.

Gjithashtu edhe kreu i bluve të Durrësit, Afrim Tafa, kryepolici aktual i Vlorës, Elidon Çela dhe ish-kryepolici i Vlorës, Gentian Shehaj.

Emrat që kanë garuar:

-Pëllumb Seferi

-Elidon Çela

-Alfred Çepe

-Rebani Jaupi

-Saimir Boshnjaku

-Lorenc Panganika

-Afrim Tafa

-Neritan Nallbati

-Idejet Faskaj

-Gentian Berberi

-Tonin Vocaj

-Skënder Hitaj

-Arjanit Arapi

-Gentjan Shehaj

gara per kreun e policise se shtetit

Sondazh

Poll