Politike

Anulimi i tenderit të Porto Romanos, Kreu i Dhomës Amerikane: Me interes të sjellim kompani amerikane

Më herët, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi njoftoi se procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar. 

11 Mars 2026, 20:27 Nga DOSJA
Anulimi i tenderit të Porto Romanos, Kreu i Dhomës Amerikane: Me
Grant Van Cleve

TIRANË- Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka reaguar pas dështimit të tenderit për ndërtimin e Porit të ri Tregtar në Porto Romano. Me anë të një reagimi për mediat, Grant Van Cleve thekson se, mbështet vendimin e qeverisë dhe pret me interes të sjellin kompani amerikane për të ofruar asistencë.

“Unë e mbështes vendimin e qeverisë shqiptare. Pres me interes që të sjellim kompani amerikane për të ofruar asistencëm,”-thotë ai.

Më herët, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi njoftoi se procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar. Karakaçi përjashtoi përfshirjen e biznesmenëve të mundshëm rus në ndërtimin e portit të ri në Porto Romano teksa pohoi gjithashtu se me gjithë zvarritjet e tenderit se Marina e Durrësit nuk do të preket nga këto zhvillime./Dosja.al

 

grant van cleve enea karakaçi

Sondazh

Poll