Sherr mes tre personave në Bulqizë/ Reagon policia: Po punohet për kapjen e dy autorëve të ngjarjes
Foto ilustruese BULQIZË- Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë ka përfunduar me tre persona të...
Uniformat blu bëjnë me dije se, 23-vjeçari u kap më datë 10.03.2026 , rreth orëve të para të mengjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon.

VLORË- Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Vlorë pasi tentoi të vidhte një furgon. Uniformat blu bëjnë me dije se, 23-vjeçari u kap më datë 10.03.2026 , rreth orëve të para të mengjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon. Gjatë kontrollit fizik, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një armë të ftohtë (thikë).
Njoftimi i policisë:
"Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë , arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova.Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 23 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.
Ky shtetas u kap më datë 10.03.2026 , rreth orëve të para të mengjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur kapjen e tij në flagrancë dhe parandalimin e vjedhjes. Gjatë kontrollit personal, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se i njëjti shtetas dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje tjetër, të ndodhur më datë 06.03.2026, ku është marrë një shumë parash në një lokal në lagjen “10 Korriku”, në qytetin e Vlorës. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për verifikimin e përfshirjes së këtij shtetasi edhe në raste të tjera vjedhjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”."/Dosja.al
Foto ilustruese BULQIZË- Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë ka përfunduar me tre persona të...
Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat ...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territo...
TIRANË- Prej më shumë se 2 orësh janë raportuar probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One Albania n&...
Foto ilustruse BULQIZA- Tre persona të plagosur me thikë në Bulqizë. Si pasojë e plagëve të marra ata janë transpor...
Foto ilustruse TIRANË- Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Tre persona janë plagosur me thikë. Ata jan...
FRANCË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi se Shqipëria ka shkelur të drejtën për jetë privat...
Foto ilustruse Nga të gjithë skenarët e bujshëm të arratisjeve të ndodhura në burgjet shqiptare, ai që duket më...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se programi IPARD III ende nuk është hapur p&eu...
Foto ilustruse Dritan Dajti është një tjetër personazh i njohur i krimit i cili provoi me sukses në vitin 2003, të arratisej ...