Aktualitet

Plagosja me thikë në Bulqizë/ Sherri nisi në një lokal, ja kush janë të plagosurit 

Të rinjtë kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar, por debati ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse.  

10 Mars 2026, 22:55 Nga E.d
Plagosja me thikë në Bulqizë/ Sherri nisi në një lokal,
Foto ilustruse

BULQIZA- Tre persona të plagosur me thikë në Bulqizë. Si pasojë e plagëve të marra ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës. Bëhet me dije se sherri nisi në një lokal.

Të rinjtë kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar, por debati ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse.  

Të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26 vjeç, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç. Fluturim Tolle ndodhet në gjendje të rëndë. Policia po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

 

fluturim tolle adhurim koçi renaldo dauti

Sondazh

Poll