Aktualitet

Çfarë ndodhi? Raportohet ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania në vend

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar gjatë mbrëmjes, një pjesë e përdoruesve kanë hasur vështirësi në përdorimin e internetit dhe në kryerjen e telefonatave, çka dyshohet se lidhet me një ndërprerje të përkohshme të sistemit.

11 Mars 2026, 00:21 Nga DOSJA

Çfarë ndodhi? Raportohet ndërprerje e përkohshme e

TIRANË- Prej më shumë se 2 orësh janë raportuar probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One Albania në vend.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar gjatë mbrëmjes, një pjesë e përdoruesve kanë hasur vështirësi në përdorimin e internetit dhe në kryerjen e telefonatave, çka dyshohet se lidhet me një ndërprerje të përkohshme të sistemit.

Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania lidhur me shkakun e kësaj situate, ndërsa pritet që shërbimi të rikthehet në normalitet.

Sondazh

Poll