Aktualitet

Programi IPARD III në pritje, Ministria e Bujqësisë: Do të hapet pas përfundimit të akreditimit

Ministria informon se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Komisionit Europian, po vijojnë punën teknike dhe administrative për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të akreditimit.

10 Mars 2026, 20:57 Nga E.d
Programi IPARD III në pritje, Ministria e Bujqësisë: Do të
Foto ilustruse

TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se programi IPARD III ende nuk është hapur për aplikime. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria ka bërë me dije se  programi do të hapet pas përfundimit të akreditimit. 

Aktualisht programi ndodhet në fazën e rishikimit të procedurave, finalizimit të procesit të akreditimit, si dhe të përmbylljes së marrëveshjes së financimit me Komisionin Evropian.

Ministria informon se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Komisionit Europian, po vijojnë punën teknike dhe administrative për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të akreditimit. Kjo duke synuar hapjen e programit për aplikime menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave.

“Ky proces përfshin verifikimin dhe forcimin e sistemeve të menaxhimit, kontrollit dhe monitorimit financiar, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian, me qëllim garantimin e përdorimit transparent dhe efektiv të fondeve. Institucionet përgjegjëse shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Komisionit Europian, po vijojnë punën teknike dhe administrative për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të akreditimit, duke synuar hapjen e programit për aplikime menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave.

Programi IPARD III për periudhën 2021–2027 përfaqëson një instrument të rëndësishëm financiar për mbështetjen e investimeve në bujqësi dhe zhvillimin rural, si dhe një hap të rëndësishëm në përgatitjen e Shqipërisë për administrimin e fondeve të European Union në kuadër të procesit të integrimit europian. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të informojë zyrtarisht publikun dhe subjektet e interesuara menjëherë sapo të përfundojë procesi i akreditimit dhe programi të hapet zyrtarisht për aplikime”, thuhet në njoftim./Dosja.al

ministria e bujqësisë ipard ke

Sondazh

Poll