Politike

Vuçiç: Osmani u shfaq si yll në “Bordin e Paqes”, nuk e prisnim nga administrata e Trump

Duke folur për administratën Trump, Vuçiç tha se priste që Uashingtoni të reagonte më me vendosmëri ndaj politikave të qeverisë së Kosovës.

9 Mars 2026, 22:32 Nga E. D
Vuçiç: Osmani u shfaq si yll në “Bordin e Paqes”,
Donald Trump, Vjosa Osmani, Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në Bordin e Paqës të themeluar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump. Duke folur për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung, Vuçiç deklaroi se Presidentja e Kosovës u shfaq “si yll” dhe sipas tij, kjo ishte e pritur. 

Duke folur për administratën Trump, Vuçiç tha se priste që Uashingtoni të reagonte më me vendosmëri ndaj politikave të qeverisë së Kosovës. Gjithashtu Vuçiç hodhi poshtë pretendimet për forcë të tepërt të përdorur kundër studentëve protestues, duke pretenduar se është përdorur dhunë kundër policisë.

“Shpresoj për një qëndrim më të vendosur kundër regjimit të (Kryeministrit Albin) Kurti… Ata po provokojnë të gjithë serbët në Kosovë dhe ekziston edhe i ashtuquajturi Bordi i Paqes ku Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shfaqet si yll. Ne nuk e prisnim këtë nga administrata Trump”, tha ai.

I pyetur nëse do të donte të gëzonte avantazhet e tregut të përbashkët të BE-së pa presion për të siguruar sundimin e ligjit dhe demokratizimin, Vuçiç tha se presioni duhet të mbetet në vend.

“Ata duhet të jenë gjithmonë në gjendje të thonë nuk jeni mjaftueshëm të mirë”, tha Vuçiç./Dosja.al

vjosa osmani donald trump shba aleksandar vuçiç bordi i paqes

Sondazh

Poll