Politike

Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj gabime, për atë ekziston Gjykata Kushtetuese

Sipas saj, edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën.

9 Mars 2026, 21:03 Nga E. D
Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentaj e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e saj, tha se tha se “nuk është pejgamber të mos bëj gabime”. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani theksoi se prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese. Sipas saj, edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën.

“Unë nuk jam Pejgamber që të mos bëj asnjëherë në jetë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese. Edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën. Përderisa unë jam e bindur vetëm duke u bazuar në interesin publik e kam marrë këtë vendim”, shtoi ajo për dekretin e nxjerrë nga ajo./Dosja.al

vjosa osmani

Sondazh

Poll