Politike

Osmani: Për shpërndarjen e Kuvendit vendosa pasi u konsultova me dhjetëra juristë brenda e jashtë kabinetit tim

E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavaruar në rastin e saj, ajo tha do të duhej të ishte e lirë dhe shpreson që askush të mos tentojë presion ndaj gjykatës. 

9 Mars 2026, 20:52 Nga E. D
Osmani: Për shpërndarjen e Kuvendit vendosa pasi u konsultova me
Çim Peka, Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se për dekretin që iu drejtua Kushtetueses është konsultuar me dhjetëra juristë. E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavaruar në rastin e saj, ajo tha do të duhej të ishte e lirë dhe shpreson që askush të mos tentojë presion ndaj gjykatës. 

E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.

“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kan pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani./Dosja.al

vjosa osmani

Sondazh

Poll