Politike

FOTOLAJM/ Takimi me demokratët në Vlorë, Salianji: Na takon të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji ka publikuar disa foto gjatë takimit me demokratët e Vlorës.

9 Mars 2026, 20:46 Nga E.d
FOTOLAJM/ Takimi me demokratët në Vlorë, Salianji: Na takon
Foto ilustruse

VLORA- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se demokratët duhet të bëjë  gjithçka për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji ka publikuar disa foto gjatë takimit me demokratët e Vlorës.

Ai u takua me qytetarët dhe demokratët ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Krahas postimit të tij ai shkruan se korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e ka rrënuar moralisht dhe delegjitimuar atë.

Postimi i Ervin Salianjit

Me demokratët e Vlorës!
Korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e ka rrënuar moralisht dhe delegjitimuar, na takon ne demokratëve të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën!/Dosja.al

 ervin salianji pd edi rama

Sondazh

Poll