9 Mars 2026, 18:53
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu ka bërë thirrje intelektualëve të dalin nga guaska e konformizmit, pasi heshtja e tyre po e ndihmon regjimin. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, berisha u shpreh se asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh.
Ai tha se Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët dhe po shkatërron ëndrrën më të bukur që nga Rilindja kombëtare deri më sot, për popullin shqiptarë.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për guximin, vendosmërinë, përgjegjësinë e lartë qytetare që dëshmoni ju burra dhe gra që mblidheni këtu për t’u provuar shqiptarëve se ky shesh është sheshi i lirisë, se ky shesh është sheshi i qytetarëve, se ky shesh do shënojë fundin e këtij regjimi armiqësor ndaj çdo shqiptari dhe shqiptareje që jeton me djersën, mundin dhe kërkon të rrisë në këtë vend fëmijët e tij, të ardhmen e tyre. Të dashur miq, zhvillimet e këtyre muajve nxorën në pah para të gjithë shqiptarëve dhe botës shëmtinë më të madhe të këtij regjimi, të cilën secili prej jush dhe shumë e shumë të tjerë e kanë denoncuar me dhjetëra, qindra dhe mijëra herë.
Sot, deputetët e partisë së krimit me në krye kreun e organizatës kriminale, Edi Rama, njoftuan atë, të cilën e priste dhe e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale. Ky është akti më i rëndë, më sfidant, më poshtërues, më fyes për çdo qytetar shqiptar. Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.
U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës. Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm. Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh. Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij. Ju nuk mund të konfirmoheni sepse asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk e kuptoj dot se çfarë po ndodh. Secili prej jush e ka të qartë se kreu i regjimit po përdor mazhorancën e krimit, po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.
Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët, e keni të qartë se me këto akte, kreu i organizatës kriminale, Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët, po shkatërron ëndrrën më të bukur që nga Rilindja kombëtare gjer sot të kombit tonë, ëndrrën europianë. Asnjë prej jush nuk mund të pretendojë se nuk e kupton se kur shkelet Kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më shtet, por ka një bandë, ka një parashtet. Nuk ka më ecje përpara, por ka kthim në të shkuarën. Ndaj dhe kudo që jeni, në orët e mësimit, tek shtrati i të sëmurit, në zyra, në ndërmarrje, në fabrika dhe në çdo vend, ju duhet të bëheni dalëzotësit e vendit tuaj.
Dhe mos harroni se heshtja juaj është mbështetje e fuqishme, është mbështetja më e fuqishme për kreun e organizatës kriminale që të vazhdojë rrënimin e shkollave tona, rrënimin e arsimit tonë, shkollimit të fëmijëve tanë. Që të vazhdojë spastrimin etnik tuajin, të intelektualëve. Që të vazhdojë rrënimin e spitaleve tona, shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë. Mos harroni se qëndrimi në pushtet ndihmohet më shumë se çdo gjë tjetër nga heshtja juaj. Ndaj dhe dilni në shesh./Dosja.al
sali berisha pd foltore
Politike
9 Mars 2026, 18:35
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushte...
Politike
9 Mars 2026, 18:03
E. D
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të presidentes Vj...
Politike
9 Mars 2026, 17:44
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin iranian kundër Turqisë. Me anë të një postimi në rrjet...
Politike
9 Mars 2026, 17:32
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani. Me an&eum...
Politike
9 Mars 2026, 17:18
E. D
KOSOVË- Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është ankuar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekre...
Politike
9 Mars 2026, 16:36
E. D
Edi Rama
TIRANË- Toni Gogu, politikan socialist, i cili deklarohet si besimtar i krishterë, u emërua nga Edi Rama Ministër i Drejtë...
Politike
9 Mars 2026, 15:49
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë m&eum...
Politike
9 Mars 2026, 15:40
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Sekretariati i Etikës në Kuvend nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për përjashtimin e depute...
Politike
9 Mars 2026, 15:14
E. D
Përplasjet në Kuvend
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e Partisë...
Politike
9 Mars 2026, 14:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës,...