Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, Policia: I plagosur ka mbetur një 39-vjeçar turk

Blutë sqarojnë, se rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital një shtetas turk. Mësohet se 39-vjeçari me iniciale H. U është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

9 Mars 2026, 20:25 Nga E. D
Plagosja me armë zjarri në Tiranë, Policia: I plagosur ka mbetur
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen e raportuar pak më parë në Tiranë. Blutë sqarojnë, se rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital një shtetas turk. Mësohet se 39-vjeçari me iniciale H. U është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

Fatmirësisht, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

policia e tiranes

Sondazh

Poll