Aktualitet

Kreu tre vjedhje brenda tre ditëve, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Ai kishte qenë, i dënuar më parë për të njëjtin krim.

9 Mars 2026, 18:18 Nga E.d
Kreu tre vjedhje brenda tre ditëve, arrestohet 36-vjeçari
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një36-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kreu tre vjedhje brenda tre ditëve. Ai kishte qenë, i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Konkretish ai kishte vjedhur 1 biçikletë elektrike, një varëse dhe një portofol. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Vijon puna hetimore dhe policore, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të vjedhjeve. Arrestohet një shtetas që gjatë këtyre 3 ditëve, kreu 3 vjedhje. I arrestuari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre në territoret në juridiksion të komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 1, shërbimet e këtyre njësive organizuan punën për zbardhjen e autorësisë së rasteve.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 biçikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;
-më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;
-më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

vjedhje tirane policia

Sondazh

Poll