Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

I arrestuari është Valmir Polisi, 37 vjeç. 

9 Mars 2026, 16:59 Nga E.d
EMRI/ I dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe trafik të
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar në Elbasan. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim dhe tarfik të lëndëve narkotike. I arrestuari është Valmir Polisi, 37 vjeç. 


GJKKO e ka dënuar, me 9 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Targeti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, për prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

37-vjeçari i dënuar me mbi 9 vjet burgim, nga GjKKO-ja, u vu në pranga si rezultat i punës së mirorganizuar të shërbimeve operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Shtetasi fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, dhe sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet.

Si rezultat i mirorganizimit të veprimeve policore, nga shërbimet operacionale të DVP Elbasan, menjëherë pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e një pjesëtari të një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni i koduar “Targeti”. Në kuadër të operacionit, u kap në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, shtetasi Valmir Polisi, 37 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, shtetasit Valmir Polisi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim. Shtetasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme./Dosja.al

valmir polisi elbasan policia

Sondazh

Poll