Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person përfundon në spital

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

9 Mars 2026, 20:17 Nga E. D
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person përfundon
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër. Si pasojë e të shtëneve, i plagosur ka mbetur një shtetas turk.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Zona është rrethuar nga policia dhe po kryhen veprimet e para procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm./Dosja.al

plagosje me armë zjarri në tiranë

Sondazh

Poll