Politike

Përfundon numërimi për zgjedhjen e kreut të PD-së, në Berat, Skrapar dhe Dimal, ja rezultatet

Dega e Partisë Demokratike të Beratit zhvilloi sot procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarin në Berat, në ambjentet e selisë së Partisë Demokratike, ku filloi në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 17:00.

8 Mars 2026, 20:16 Nga D.S

Përfundon numërimi për zgjedhjen e kreut të PD-së,

BERAT: Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së në Berat. Dega e Partisë Demokratike të Beratit zhvilloi sot procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarin në Berat, në ambjentet e selisë së Partisë Demokratike, ku filloi në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 17:00.

Mësohet se procesi i votimit u zhvillua edhe në degët e PD-së në Skrapar e Dimal, ku gjithashtu ka përfunduar procesi i numërimit. Sipas rezultateve, për degën e PD-së në Berat është zgjedhur kryetar Kasion Hasimetaj i cili mori 486 vota dhe kandidati tjetër në garë, Erjon Lika mori 257 vota, ndërkohë 18 vota rezultuan të pavlefshme.

Në Skrapar është zgjedhur kryetar Besnik Osmëni, i cili mori 77 vota dhe kandidati tjetër në garë ndërsa, Ardit Muzabego mori 27 vota, ndërkohë që 8 vota rezultuan të pavlefshme. Në Dimal shtë zgjedhur kryetare Azeta Protoduari, e cila mori 154 vota dhe kandidati tjetër në garë ndërsa Florjan Muhametanji mori 58 vota, ndërkohë që 2 vota rezultuan të pavlefshme./Dosja.al

 

 

përfundon numërimi për zgjedhjen e kreut të pd-së berat

Sondazh

Poll