Politike

Ministria e Jashtme e Qipros: Dronët që shënjestruan bazat britanike u ngritën nga Libani

Zyrtarët qipriotë theksojnë në çdo rast se bazat britanike dhe jo Republika e Qipros, ishin shënjestra pas nisjes së sulmit të udhëhequr nga SHBA-të kundër Iranit.

8 Mars 2026, 10:37 Nga I.A
Ministria e Jashtme e Qipros: Dronët që shënjestruan bazat
Foto Ilustruese

QIPRO- Ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kompos, zbuloi se dronët me eksploziv që u drejtuan ditët e fundit drejt bazave ushtarake britanike në ishull u nisën nga Libani. 

"Në këtë moment është fakt që duhet të shikojmë drejt frontit libanez. Nuk mund të përjashtojmë asgjë nga drejtimi më i gjerë i rajoneve verilindore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm... duhet të sigurohemi që sistemet në vend mbulojnë të gjitha mundësitë e kërcënimit", tha ministri për Guardian, duke konfirmuar për herë të parë origjinën e dronëve.

Zyrtarët qipriotë theksojnë në çdo rast se bazat britanike dhe jo Republika e Qipros, ishin shënjestra pas nisjes së sulmit të udhëhequr nga SHBA-të kundër Iranit. Zbulimi erdhi ndërsa një armatë dhe mjete të mbrojtjes ajrore evropiane janë vërsulur drejt shtetit anëtar të BE-së, duke formuar një kordon sigurie të paparë./Dosja.al

konstantinos kompos

Sondazh

Poll