Politike

Bardhi takon ambasadorin e Spanjës: Theksova shqetësimin e opozitës për respektimin e shtetit ligjor dhe standardeve demokratike

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se në takim e tyre u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

8 Mars 2026, 18:08 Nga D.S
Bardhi takon ambasadorin e Spanjës: Theksova shqetësimin e
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u takua me ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades. Në një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se në takim e tyre u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Bardhit, në themel të procesit të integrimit duhet të qëndrojë respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i standardeve demokratike të qeverisjes. Bardhi gjthashtu falënderoi Spanjën për mbështetjen që i jep Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.

Postimi i Bardhit: 

"Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades, ku bashkërisht vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit edhe më të ngushtë në disa fusha. E falenderova Ambasadorin për mbështetjen që Spanja i jep vendit tonë në rrugën e antarësimit në Bashkimin Europian????????, por theksova shqetësimin e opozitës se në themel të këtij procesi duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i standardeve demokratike të qeverisjes.

Rikonfirmova mbështetjen për qëndrimin publik të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian ???????? z. McAllister se “çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë në respektimin e reformës në drejtësi dhe në seriozitetin e luftës kundër korrupsionit.”.Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të bëjnë gjithçka që Shqipëria të ketë institucione që funksionojnë sipas ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, që garantojnë rotacion politik përmes votës së qytetarëve.", shkruan Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi gabriel cremades ambasadorin e spanjës në shqipëri

Sondazh

Poll