Albin Kurti: Dekreti i Osmanit jokushtetues, zgjedhjet s'janë zgjidhje
KOSOVË- Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka deklaruar se, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e s...
Në deklaratën e tyre, EPP Women theksojnë se komentet e tilla dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike dhe se indiferenca e shumicës ndaj incidentit është e papranueshme.

TIRANË- EPP Women ka reaguar ashpër pas sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndaj zv. kryetares së tyre, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të Kuvendit ditën e djeshme. Balla i referoi Vokshit numrin “0900”, një aluzion i qartë ndaj linjave telefonike seksi.
Në deklaratën e tyre, EPP Women theksojnë se komentet e tilla dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike dhe se indiferenca e shumicës ndaj incidentit është e papranueshme. Grupi shpreh solidaritet të plotë me Vokshin dhe bën thirrje që të gjithë aktorët politikë të respektojnë dinjitetin e grave dhe të shmangin gjuhën dhe sjelljet seksiste.
“Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike,” thekson EPP Women në deklaratën zyrtare.
Reagimi i plotë në shqip:
Ne, EPP Women, dënojmë fuqishëm sulmin verbal me natyrë seksiste të kryetarit socialist, Taulant Balla, drejtuar zv. kryetares sonë, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, duke sugjeruar se numri i saj është “0900” – referencë për një linjë seksi!
Komentet seksiste dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike. Dështimi për të adresuar këtë incident gjatë seancës është i papranueshëm.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me zv. kryetaren tonë dhe bëjmë thirrje për të gjithë aktorët politikë, veçanërisht ata të shumicës qeverisëse, që të ndalojnë përdorimin e gjuhës dhe sjelljeve që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat e grave. Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike!/Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka deklaruar se, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e s...
TIRANË- Protretet e dy ish-kryeparlamentareve, janë vendosur në galerinë e Kryetarëve të Parlamentit shqiptar. Po...
takimi TIRANË- Sot në Tiranë është mbajtur mbledhja e komitetit drejtues të projektit EU4LawEnforcement. Në qendër ...
Përplasjet në Kuvend TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe Sekr...
Noel Curran TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i EBU, Noel Curran ka deklaruar se rrjeti evropian i transmetuesve publikë ...
Foto ilustruse KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kundërshtuar shpërndarjen e Kuvendit. Gjatë një deklarate p&eum...
Xhelal Mziu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai ka qëndruar n...
Albana Koçiu, Besfort Lamallari TIRANË- Zv/kryeministrja Albana Koçiu i ka dorëzuar detyrën e saj si Ministre e Punëve t&...
Ilir Meta TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurimit “arr...
foto ilustruese TIRANË- Seanca e rradhës është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme ndaj kreut të Bashkisë s&...