Politike

Gonzato: Krimi i organizuar çrrënjoset duke goditur financat e rrjeteve kriminale

Në qendër të diskutimeve ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive, si edhe rritja e bashkëpunimit operacional mes institucioneve të zbatimit të ligjit.

6 Mars 2026, 17:29 Nga E. D
Gonzato: Krimi i organizuar çrrënjoset duke goditur financat e
takimi

TIRANË- Sot në Tiranë është mbajtur mbledhja e komitetit drejtues të projektit EU4LawEnforcement. Në qendër të diskutimeve ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive, si edhe rritja e bashkëpunimit operacional mes institucioneve të zbatimit të ligjit. Ndërkohë, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato theksoi se krimi i organizuar çrrënjoset duke goditur financat e rrjeteve kriminale. 

"Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive, si edhe rritja e bashkëpunimit operacional mes institucioneve të zbatimit të ligjit, ishin në qendër të diskutimeve gjatë komitetit drejtues të projektit EU4LawEnforcement, të mbajtur sot në Tiranë.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare përkatëse, të Bashkimit Evropian dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të shqyrtuar ecurinë e projektit dhe për të diskutuar planin e ardhshëm të veprimit.
“Projekti EU4LEA ka një mandat të gjerë për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Me mbështetjen e tij, ne presim nga Shqipëria finalizimin e Strategjisë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Pasurive. Funksionimi i kësaj zyre është thelbësor për hetime financiare të suksesshme. Ajo është një gur themeli i vizionit tonë të përbashkët për të çrrënjosur krimin e organizuar duke goditur interesat ekonomike dhe financiare të rrjeteve kriminale,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

silvio gonzato

Sondazh

Poll