Politike

Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimit të Edi Ramës

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se, opozita do të jetë në kryengritje të vazhdueshme.

6 Mars 2026, 13:06 Nga D.S
Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se më datë 12 mars, kërkohet largimi i Edi Ramës.

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se, opozita do të jetë në kryengritje të vazhdueshme. Sipas tij, qëllimi i vetëm i Partisë Demokratike, është largimi dhe dorëheqja e Kreut të Qeverisë, Edi Rama.

"Ju lutem, protesta ka vetëm një qëllim, largimin e Edi Ramës. Nuk thërrasim ne protestë për asnjë qëllim tjetër, përveç largimit të Edi Ramës. Kjo është përfundimtare. Pse thirret atë ditë apo këtë ditë, ajo është diçka tjetër sepse do jetë edhe tjetra, me radhë e me radhë. Ne jemi në kryengritje të vazhdueshme. Por protesta thirret, edhe njëherë ta ketë të qartë çdo shqiptar, thirret për largimin e Edi Ramës nga pushteti. Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Kërkesa e qytetarëve është largimi i tij dhe dorëheqja e tij. Pra, nuk ka të bëjë. Nuk kemi asnjë lloj. Nuk ka lidhje tjetër, përveç Edi Ramës protesta jonë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll