Politike

Berisha: Begaj u bë Harami i Presidencës me firmat që vendosi për ministrat

Në një deklaratë për median, Berisha tha se, ndryshimet në qeveri shënojnë përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

6 Mars 2026, 12:49 Nga D.S
Berisha: Begaj u bë Harami i Presidencës me firmat që vendosi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar presidentin Bajram Begaj si 'haramin e Presidencës', pas dekretimit të ministrave të rinj.

Në një deklaratë për median, Berisha tha se ndryshimet në qeveri shënojnë përpjekjen për tu trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Sipas tij, ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqjen e tij.

"Sot në presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit. Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent, në vazhdim. Shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin më të lartë qeveritar, kanë firmat e tyre e mëdha korruptive të vendit, në fushën e infrastrukturës, në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera. Sot, më shumë se kurrë, Bajrami i Presidencës u bë Haram i Presidencës me firmat që vendosi, me mungesën totale të guximit për t’i hedhur poshtë propozimet, ai u bë pjesë e një krimi permanent, të vazhdueshëm. Ndaj dhe ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqjen e tij. Dhe të heqë dorë nga çdo lloj manovre për të zgjatur ditët e tij në pushtetin e krimit. Asgjë nuk e shpëton atë.",tha Berisha./Dosja.al

sali berisha bajram begaj ndryshimet e qeverise

Sondazh

Poll