Politike

Ndërron jetë Tomor Dosti, ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së

Dosti lindi në Gjirokastër në vitin 1930 dhe ishte djali i ish-ministrit Hasan Dosti.

4 Mars 2026, 12:19 Nga I.A
Ndërron jetë Tomor Dosti, ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i
Tomor Dosti

TIRANË- Ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një figurë e njohur e politikës shqiptare Tomor Dosti ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Dosti lindi në Gjirokastër në vitin 1930 dhe ishte djali i ish-ministrit Hasan Dosti. Pas persekutimit nga regjimi komunist, ai u dënua me 25 vjet burg për tentativë arratisjeje dhe kaloi një periudhë të gjatë internimi.

Në vitin 1991, pas rënies së regjimit, Dosti u bashkua me Partinë Demokratike dhe kontribuoi në krijimin e një dege të djathtë të partisë në jugun e Shqipërisë. Ai shërbeu si nënkryetar i PD-së dhe u zgjodh deputet në dy legjislatura, nga 1991 deri në 1996./Dosja.al

tomor dosti

Sondazh

Poll