4 Mars 2026, 15:45
Nga E. D

TEPELENË- Biznesmeni lokal nga Tepelena, Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, të dy të akuzuar si të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi, ka dhënë dëshmi sot para Gjykatës së Posaçme. Ahmet Abedini ka treguar para togave të zeza, se kishte të njëjtin aktivitet tregtar me viktimën, shisnin materiale ndërtimi.
Ai ka pranuar se kishte pasur konflikte me Çajup Selimin, duke pretenduar se ky i fundit i bënte telefonata anonime bashkëshortes së tij, në çdo orë të ditës dhe të natës. Sipas Ahmet Abedinit, për rreth 5-6 muaj para ngjarjes, palët kishin arritur një marrëveshje në polici për të shmangur konfliktet, por biznesmeni tregon se se telefonatat vazhdonin dhe ishte i bindur se ato bëheshin nga Çajup Selimi.
“Kam dy dyqane. Një e punoj vetë, një e punonte gruaja. Kemi pasur konflikte edhe me fjalë dhe nja dy herë është rrahur me djalin, Erisjanon. I binte telefonit pa pushim. I thamë mos i bjerë telefonit. Vajtëm edhe në gjykatë për këtë punë. Nusja kishte bërë padi. Bashkëshortes i binte telefoni në çdo orë të ditës, ndonjëherë edhe jo anonime. I dërgonte mesazhe. Ajo i thoshte mos i bjer më telefonit. Nuk i përgjigjej", është shprehur ai.
Ndërsa, lidhur me vëllain e tij, Bujar Abedinin, ai tha se banon në fshat dhe merret me blegtori, duke shtuar se nuk kishte dijeni për telefonatat që i bëheshin bashkëshortes së tij nga viktima. Ahmet Abedini tregoi se lajmin për vrasjen e Çajup Selimit e kishte marrë rreth mesnatës.
“Bujarin mund të kisha 10 ditë pa e takuar. Nëna rrinte me Bujarin, por në spital e shoqëroja unë, se ai kishte bagëti, ishte çoban. Nga ora 12:00 e natës e mora vesh që ishte vrarë Çajupi. Vajta në komisariat, më thanë hajde. I pyeta 10 herë çfarë keni, nuk më thanë. Në komisariat më thanë që ishte vrarë. U thashë që kam qenë rrugëve, kisha çuar nënën në spital”, dëshmoi ai./Dosja.al
ahmet abedini erisjano abedini bujar abedini
Aktualitet
4 Mars 2026, 15:35
E.d
Viktima, Egli Pashollari
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Gazmend Buçpapajn, autorin e vrasjes së të ri...
Aktualitet
4 Mars 2026, 15:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Dega Doganore në Rinas ka bllokuar ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe "Samsung", prej të cil&e...
Aktualitet
4 Mars 2026, 14:58
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga forct...
Aktualitet
4 Mars 2026, 14:48
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka kritikuar të mërkurën ish-shefin e shërbimi...
Aktualitet
4 Mars 2026, 14:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- SPAK po heton zhdukjen e shisheve milona euroshe të versës, të cilat i përkisnin biznesmenit Ergys Aga...
Aktualitet
4 Mars 2026, 14:38
D.S
Foto ilustruese
Investimet në eficiencë energjie dhe burime të rinovueshme mund të gjenerojnë deri në 40 mijë vende pune...
Aktualitet
4 Mars 2026, 14:18
D.S
predha
SELENICË- Zbulohen 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore në fshatin Vodiçë, Njësia Adm...
Aktualitet
4 Mars 2026, 13:32
alba kepi
Raporti
ITALI- U prezantua sot në Parlamentin Italian, Raporti vjetor mbi politikën e informacionit e sigurisë, Relazione annuale sulla poli...
Aktualitet
4 Mars 2026, 12:30
D.S
TIRANË-Dëshmia e Elvis Shehut, kushëriri i biznesmenit Çajup Selimi, që u vra në Tepelenë në 1 qershor të vitit...
Aktualitet
4 Mars 2026, 12:29
D.S
Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë ka nisur rritja e çmimit të naftës me 4 lekë për litër. S...