Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

 Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

4 Mars 2026, 07:45 Nga D.S
Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në det do të jetë i  forcës 1 ballë./Dosja.al

moti 4 nars 2026

Sondazh

Poll