Aktualitet

Çoi në kolaps juglindjen/ Kompania “InfraKonsult” e Redi Strugës fitoi tenderin 530 milionë lekë për aksin Librazhd-Prrenjas që u shemb

Mësohet se kompania e “InfraKonsult” sh.p.k. me administrator Redi Strugën fitoi në fund të vitit 2020 tenderin me fond limit 530 milionë lekë për “studim, projektim dhe zgjerim të segmentit rrugor dalje Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë”, me afat realizimi 9 muaj.

3 Mars 2026, 19:42 Nga E. D

Çoi në kolaps juglindjen/ Kompania “InfraKonsult” e Redi

PËRENJAS- Kompania “InfraKonsult” sh.p.k. e Redi Strugës është kompania, e cila projektoi dhe mbikëqyri punimet e segmentit rrugor Librazhd-Prrenjas, që u shemb së fundmi, duke bllokuar për disa ditë qarkullimin. 

Mësohet se kompania e “InfraKonsult” sh.p.k. me administrator Redi Strugën fitoi në fund të vitit 2020 tenderin me fond limit 530 milionë lekë për “studim, projektim dhe zgjerim të segmentit rrugor dalje Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë”, me afat realizimi 9 muaj.

Pas fitimit të tenderit, kompani ka kryer punimet topografike dhe studimet gjeologjike përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës, përfshirë zonën ku ndodhi rrëshqitja. Pra sipas dokumentacionit zyrtar, Redi Struga figuron si personi përgjegjës edhe për mbikëqyrjen e punimeve. Kjo e vendos atë dhe kompaninë e tij në qendër të përgjegjësisë teknike dhe profesionale për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e veprës./Dosja.al

redi struga aksi librazhd-prrenjas

Sondazh

Poll