Aktualitet

Sherri në IKMT me Fatmir Metën/ Afrim Qendro shkarkon Klesti Çelën dhe vëllain e Elgert Bixhës të përfshirë në dosjen “Agasi”

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete.

3 Mars 2026, 17:47 Nga E. D

Sherri në IKMT me Fatmir Metën/ Afrim Qendro shkarkon Klesti

TIRANË- Kreu i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro, ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën dhe Ervin Bixhen, të cilët mbajnë postin e këshilltarit pranë kryeinspektorit. Shkarkimet vijnë, pas sherrit në zyrat e IKMT, ku drejtori i Mjedisit, Klesti Çela, u përfshi në një konflikt fizik me Drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën.

Qendro shkarkoi dhe Bixhën i cili është vëllai i Elgert Bixhës, emër i lidhur me Ergys Agasin, biznesin në kërkim pas hetimeve të dosjes së AKSHI. Pas incidentit, Klesti Çela është paraqitur në zyrën e kryeinspektorit Afrim Qëndro, ku ka kërkuar dorëheqjen.

Siç u raportua, ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete. Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve. Gjithashtu raportohet, se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave, ku sipas burimeve brenda institucionit, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës./Dosja.al

 

 

afrim qëndro sherri ne ikmt

Sondazh

Poll