Aktualitet

Hapet aksi Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes pas 11 ditësh bllokim

Sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, tashmë në këtë aks do kenë mundësi të qarkullojnë edhe mjetet e tonazhit të rëndë, por duke respektuar ngarkesën.

3 Mars 2026, 12:03 Nga D.S
Hapet aksi Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Nis qarkullimi i mjeteve drejt
Librazhd-perrenjas

LIBRAZHD- Është hapur rruga Librazhd-Përrenjas mesidten e sotme pas 11 ditësh bllokim. Sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, tashmë në këtë aks do kenë mundësi të qarkullojnë edhe mjetet e tonazhit të rëndë, por duke respektuar ngarkesën.

Në njoftim theksohet se, segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Njoftimi:

"Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.", shkruhet në njoftim./Dosja.al

arrsh librazhd prrenjas

Sondazh

Poll