Aktualitet

U bllokua për 11 ditë, hapet sot në orën 12:00 aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

Përmes një njoftimi zyrtar ARRSH thotë se segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar.

3 Mars 2026, 09:13 Nga E.d
U bllokua për 11 ditë, hapet sot në orën 12:00 aksi
Foto ilustruse

LIBRAZH- ARSH ka njoftuar hapjen e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili qëndroi për 11 ditë e bllokuar. Përmes një njoftimi zyrtar ARRSH thotë se segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar. Kjo deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative.  ARRSH u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës si dhe banorëve të zonës, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Kjo  për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.

NJOFTIMI I ARRSH

Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”. Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar. Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë./Dosja.al

librazhd-prrenjas arrsh qarkullimi

Sondazh

Poll